03 Shkurt 2023

Dumoshi: Fitorja e Krasniqit, na ka bërë krenarë të gjithëve në Kosovë

 Prishtinë, 15 tetor - Sot, në kabinetin e saj, ministrja Dumoshi priti Kampionin Botëror të Boksit Haxhi Robin Krasniqi. Ministrja theksoi që të gjithë jemi në emocionet e krenarisë për marrjen e titullit të Kampionit Botëror.

“Kjo fitore e jotja flet shumë për shtetin e Kosovës. Na ke bërë shumë krenarë, një djalë kosovar i cili me shumë mund dhe përpjekje ka arritur ta fitojë titullin Kampion i Botës, kjo vërtet na bënë të krenarë të gjithëve,” tha ministrja Dumoshi.

Ministrja Dumoshi e njoftoi sportistin Haxhi Robin Krasniqi për punët dhe projektet e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke i premtuar përkrahje institucionale. Ajo i tha se ne jemi të gatshëm që çdo iniciativë që vjen nga ju ta përkrahim dhe do t’ju qëndrojmë mbrapa si Ministri e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kampioni Botëror në Boks Haxhi Robin Krasniqi falënderoi ministren Dumoshi për pritjen dhe tha se “është kënaqësi dhe krenari e madhe kur shteti im e respekton kaq shumë dhe i gëzohet fitores sime. Kam marrë shumë mesazhe nga të gjithë dhe kjo është mbështetja më e madhe. Për këtë ndeshje kam kaluar një sakrificë 16-vjeçare ku ka pasur zhgënjime dhe gëzime. Ka qenë një rrugë shumë e mundimshme por ka qenë qëllimi kryesor edhe ëndrra më e madhe që një ditë ta nderoj edhe shtetin tim me titullin e botës.”

“Ne shqiptarët kemi shumë talente, shumë sportistë të mirë. Është e admirueshme kur ju jepet mundësia për të treguar veten e tyre.  Një ëndërr e imja u realizua, ndërsa ëndrra tjetër e imja është që një ditë ta mbroj titullin e Kampionit Botëror në Kosovë, në mënyrë që t’i tregoj botës për vendin tim.” – tha kampioni Krasniqi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)

- Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës organizon marsh kundër Asociacionit, dhe në shënim të 53-vjetorit të themelimit të UP-së. (Biblioteka Kombëtare, ora 16:00)