29 Mars 2024

Drogba në top 100 njerëzit më ndikues

Londër, 1 maj - Sulmuesi i Chelseat dhe i Bregut të Fildishtë, Didier Drogba, është emëruar si një prej 100 njerëzve më ndikues në botë për vitin 2010, nga revista TIME.

Lista, e cila është në vitin e saj të shtatë që nga themelimi, njeh aktivitetin, inovacionin dhe të arriturat e njerëzve. Drogba duket në kopertinën e kësaj reviste. Ai bëhet vetëm sportisti i tretë që hyn në këtë listë, pas Muhamed Aliut dhe superyllit Michael Jordan.

“Lista e top 100 nga TIME, nuk është listë e njerëzve më të fuqishëm në botë, nuk është listë e njerëzve më të mençur në botë, është listë e njerëzve më ndikues në botë. Ata janë shkencëtarë, mendimtarë, filozofë, liderë, ikona, artistë dhe vizionarë. Njerëz që përdorin idetë e tyre, vizionet e tyre, veprimet e tyre të transformojnë botën dhe të kenë efekt në një masë të madhe njerëzish”.

“Lista e TIME për top 100 nuk është për ndikimin e fuqisë, por për fuqinë e ndikimit. Disa prej njerëzve që do t’i shihni në këtë listë janë ndikues në sensin tradicional. Ne gjithashtu zgjedhim njerëz idetë dhe veprimet e të cilëve revolucionarizojnë fushat ku veprojnë dhe transformojnë jetë”, ka thënë Rick Stengel, kryeredaktori i TIME.

Drogba është në listën e 100 njerëzve më ndikues krah Barack Obamas, Lady Gagas, Bill Clintonit dhe Simon Cowellit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)