20 Prill 2024

Drogba në radarin e Mourinhos

Madrid, 1 qershor - Ylli i Chelseat, Didier Drogba, është duke u lidhur me një kalim te Real Madridi, sidomos pas kalimit të Jose Mourinhos në Bernabeu.

News of the World pohon se trajneri i ri i Realit do të bëjë çmos për të transferuar Ashley Cole, por kërkesat e tij nuk mbarojnë këtu.

Didier Drogba është gjithashtu i dëshiruar nga tekniku portugez, por Chelsea do ta shiste atë vetëm nëse Fernando Torres do të transferohej në Stamford Bridge.

32- vjeçari Drogba ëndërron të luajë sërish nën drejtimin e Mourinhos, por Real Madridi duhet të përgatitet që të hyjë në tavolinë me një ofertë, në përbërje të së cilës është asi brazilian, Kaka.

Nga ana tjetër thuhet se Kaka do të shkëmbehet me Lampardin, ndërsa burime të Chelseat thonë për mediat britanike se Abramovich ka bërë gati 50 milionë funte për Torres apo Kaka.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)