02 Shkurt 2023

Diskutohet procesi i përfundimit të stadiumit në Gjilan

Gjilan, 16 dhjetor - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim përfaqësuesit e klubeve të futbollit, FC Drita dhe Sc Gjilani, përkatësisht Feti Murseli, Valon Zymberi dhe Sevdail Robelli, me të cilët ka diskutuar lidhur me procesin e përfundimit të projektit për rregullimin e stadiumit të qytetit.

Kryetari Hyseni ka theksuar janë duke punuar që ky projekt të përfundojë sa më shpejt, ndërkaq ka kërkuar nga punëkryesi që ta shtojë dinamikën e punimeve për këtë projekt tepër të rëndësishëm për Dritën dhe Gjilanin.

“Për këtë projekt jemi në kontakt të vazhdueshëm me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në mënyrë që të përfundojë sa më shpejt”, ka thënë kryetari Hyseni.

Përfaqësuesit e klubeve kanë falënderuar kryetarin Hyseni për pritjen, duke shtuar se ky fakt dëshmon seriozitetin dhe dëshirën për përfundimin sa më të shpejt të projektit të stadiumit të qytetit, standardizimi i të cilit do të jetë mundësi e madhe për Dritën dhe Gjilanin.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 shkurt 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 9:00)

Paneli i Gjykatës së Apelit bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 9:30)  

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 10:00)  

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve me temën “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Ferizajt ku do të takohet me kryetarin Agim Aliu. (Ferizj, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)