18 Prill 2024

Diego, Tiago plus 20 milionë për Agueron

Torino, 1 qershor - Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta pritet të fluturojë për në Spanjë të martën për të negociuar me Atletico Madridin, në tentim të transferimit të sulmuesit argjentinas, Sergio Aguero.

Sportsbook24.com njofton se Marotta do të takohet me drejtorin sportiv të Atleticos, Jesus Garcia Pitarch, për të finalizuar transferimin.

Oferta që pritet t’u prezantohet zyrtarëve të Atleticos do të jetë mjaft luksoze. 20 milionë euro, shërbimet e mesfushorit Diego dhe portugezi Tiago që tashmë po luan si huazim te Atletico pritet të përbëjnë ofertën e jashtëzakonshme të Juventusit, ndërsa Andrea Agnelli pret lajme të mira nga kthimi i Marottas.

Thuhet se Agueros i pëlqen Juventusi përkundër moskualifikimit në Ligën e Kampionëve. Tuttosport nga ana tjetër pohon se Edin Dzeko është gjithashtu i dëshiruar në Torino, ndërsa kontaktet për të do të fillojnë nëse dështon tentimi për Agueron.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)