25 Prill 2024

Dëmtohet Nani, Portugalia pa mesfushorin në Botëror

Lisbona, 10 qershor - Kur mbeten vetëm dy dite nga nisja e topit të parë të Botërorit, fati i keq ka goditur edhe talentin e Portugalise, Luis Nani, i cili nuk do të luaje në finalet e Kupes së Botës.

Talenti i Manchester United ka pësuar një demtim të rëndë në stërvitje dhe nuk do të mund të luajë në turneun me të rëndesishëm të futbollit botëror.

Lajmi është konfirmuar në një komunikatë për shtyp të Federates Portugeze të Futbollit, e cila bën të ditur së pas ekzaminimeve të fundit mjekësore, Louis Nani nuk mund të jetë i gatshëm për skuadren e tij.

Mesfushori-sulmues u demtua ne stërvitjen e fundit përpara se përfaqëusesja e tij të udhëtonte për në Afriken e Jugut, gjatë përpjekjes për të bërë një goditje akrobatike.

Stafi drejtues i Portugalise i udhëhequr nga trajneri Carlos Queiros preferoi te mos nxitohej per te dale ne përfundime, ndersa vete lojtari shpresonte te rikuperohej ne kohe per te luajtur ne Boterorin 2010.

Por pas ekzaminimeve te fundit mjekesore eshte konfirmuar se demtimi i tij është i rëndë dhe nuk mund të luajë në finalet e Kupes se Botes.

Mungesa e Luois Nani, është shumë e rendesishme për Portugalinë, por edhe për turneun në përgjithesi, pasi duhet të bejë pa një nga talentet e futbollit botëror.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)