20 Prill 2024

Deivid Bekham, futbollisti me i pasur në botë

Londër, 24 prill - David Beckham konsiderohet përsëri nga revista “Forbes” si futbollisti më i pasur në botë.

Sipas revistës së njohur, futbollisti anglez, në moshën 35-vjeçare ka përfituar deri në 30 milionë euro në vit nga kontratat publicitare duke marrë më shumë fitime sesa kontratat me klubet.

Forbes rendit në vend të dytë Cristiano Ronaldo, me 22 milionë euro të ardhura, dhe në vend të tretë vjen Kaka, me 17.5 milionë.

Rolandinjo i AC Milan, është në vendin e katërt, ndërsa kapiteni i kombëtares së Francës, Tierry Henry është në vendin e pesë me 16 milionë euro të ardhura në vit.

Lionel Messi renditet në vendin e gjashtë me të ardhura deri në 14 milionë euro.

Brenda shumës me 10 milionë euro të ardhura, lista vijon më tej me Frank Lampard dhe Xhon Terri.

Zllatan Ibrahimoviç (11 mln euro) mbyll listën së bashku me Stefan Xherard me 10.5 milionë euro fitime në vit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)