29 Mars 2024

Declan Rice refuzon për herë të tretë West Hamin

Londër, 22 prill - Për West Hamin, rinovimi i Declan Rice është çështje e mprehtë për t’u zgjidhur. Mesfushori shkatërrues anglez është një nga lojtarët më të dëshiruar në Premier League.

Me një vlerë tregu që kap shifrën 75 milionë euro, sipas Transfermarkt, mesfushori është objektivi i klubeve të Manchesterit, City dhe United.

Sipas Fabrizio Romanos, një gazetar i specializuar në transferimet e futbollistëve, Rice ka refuzuar ofertën e tretë të rinovimit të West Hamit dhe po i tensionon marrëdhëniet me klubin pikërisht në momentin që po afrohet fundi i sezonit.

Zgjidhja më e mirë për të dyja palët do të jetë transferimi në një klub tjetër, kuptohet nëse vjen oferta e duhur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)