24 Shkurt 2019

DASH paralajmëron sulme terroriste në kampionatin Botëror të Futbollit

Washington, 16 qershor - Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë alarmin për sulme terroriste potenciale në aktivitetin më të rëndësishëm sportiv të vitit, Kampionatin Botëror të Futbollit, që po mbahet në Rusi.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë alarmin për sulme terroriste potenciale në aktivitetin më të rëndësishëm sportiv të vitit, Kampionatin Botëror të Futbollit, që po mbahet në Rusi.

Në një njoftim për udhëtimet e shtetasve amerikanë, DASH ka theksuar se duhet të kenë kujdes në udhëtimet për në Rusi.

“Ngjarjet e mëdha ndërkombëtare siç është Kupa e Botës, janë objektiv potencial i sulmeve terroriste. Edhe pse siguria në Kampionatin Botëror do të jetë e madhe, terroristët mund të sulmojnë vende të grumbullimeve masive si stadiumet dhe pikat turistike, stacionet e transporteve dhe vende të tjera publike”, thuhet në njoftim.

Shteti Islamik ka kërcënuar për pengim të zhvillimit të kampionatit që nga viti i kaluar. Autoritetet ruse kanë thënë se janë të gatshëm dhe kanë stacionuar dhjetëra mijëra staf sigurie në Moskë dhe 10 qytete të tjera që janë pritëse të fazës finale të kampionatit.

Ata po ashtu theksuan se kanë në dispozicion edhe sigurinë ajrore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shkurt 2019 - Mbahet kampionati ekipor në pingpong Liga e Parë e Meshkujve. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL të UÇK-së, organizojnë mbledhje komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media për çështjen e Lumbardhit në të cilën flasin nënkryetarja Fatmire Kollçaku dhe anëtari i Kryesisë në Pejë Taulant Kelmendi. (Takimi me gazetarë bëhet tek hotel "Dukagjini", ora 12:00)

 - Mbahet ceremonia e varrimit të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 13:00)