24 Janar 2020

Daniel Alves largohet nga Parisi, braktis PSG

Paris, 23 qershor - Përmes një mesazhi të gjatë në rrjetet sociale dhe në përpjekje për të shprehur të gjithë mbështetjen për ata tifozë që e përkrahën në fushë, futbollisti Daniel Alves lajmëroi largimin e tij nga kampionët e Francës.

Pas dy sezonesh me oshilacione dhe në fundin e ditëve të kontratës që skadon në 30 Qershor, anësori brazilian vendos të provojë diçka tjetër larg Paris Sën Zhermenit.

“Mbyll një cikël tjetër të jetës time, një cikël fitues për të cilin falënderoj familjen time te Paris Sën Zhermen, me të cilën shkrova një pjesë të historisë së klubit! Ishin  dy vjet të bukur, por erdhi momenti t’i jap fund. Kërkoj  falje që ndonjëherë nuk kam qenë në lartësinë e duhur apo kur kam bërë gabime! Dua të më kujtojnë si i çmenduri i çdo ditë me një energji të pastër”, tha Alves.

Nën  hijen e kullës Eifel, Daniel Alves fitoi dy tituj kampion të Francës, dy Superkupa, një kupë Lige dhe një Kupë France. Ai u aktivizua në 73 ndeshje me Paris Sën Zhermenin duke shënuar 6 gola.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 janar 2020

- Shefja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, Viola von Cramon-Taubadel organizon konferencë për media lidhur me prezantimin e Raportit Final dhe Rekomandimeve te zgjedhjeve te parakohshme legjislative në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Akademia e Kosovës për Siguri Publike organizon konferencën e 7-të ndërkombëtare “Sfidat e Mobilitetit të Transportit dhe Siguria Publike”. (Qendra Mësimore “Steve Bennett” në AKSP, Vushtrri, ora 10:00) 

- Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike Tempulli në bashkëpunim me Fakultetin e Sigurisë Publike dhe Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, organizojnë Konferencën e 7-të Ndërkombëtare "Sfidat e mobilitetit në transport dhe siguria publike". (Akademia e Kosovës për siguri publike në Vushtrri, ora 10:00)

- Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit në Byronë e Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit Jorgan K. Andrews vizton Akademinë e Kosovës për Siguri Publike  ku do të pritet nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi si dhe menagjmenti i lartë. (Objekti i Akademisë në Vushtrri, ora 10:45)

- Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencën e radhës me gazetarë. (Zyret e Degës në Prizren, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri do të mbahet manifestimi sportiv i shpalljes së “Sportistit të vitit 2019”. (Restaurant “Villa Lux” në Mitrovicë, ora 17:00)