08 Shkurt 2023

Dani Alves mund të rikthehet sërish me Xavin si trajner

Barcelonë, 10 nëntor - Dani Alves vazhdon të jetë pa skuadër pasi kishte anuluar kontratën e tij me Sao Paulon shtatorin e kaluar dhe mundësia që ai të rikthehet te Barcelona janë rritur pasi portali 'UOL Esporte' ka zbuluar se do të ketë një takim mes futbollisti veteran dhe klubit për të diskutuar nënshkrimin e tij të mundshëm për janarin e ardhshëm.

Xavi Hernández do të miratonte ardhjen e ish-shokut të tij të skuadrës për të kontribuar përvojën e tij në skuadër.

Vlen të thuhet se presidenti Joan Laporta , gjatë prezantimit të Xavi-t si trajner i ri, theksoi se "Dani Alves po e ndihmon klubin në shumë mënyra, dhe ai gjithashtu na ofroi ndihmën e tij nga një këndvështrim sportiv".

Dani Alves mbërriti te Barça në verën e vitit 2008 dhe kaloi tetë sezone në klubin, në të cilin fitoi 23 tituj dhe u vendos si mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 shkurt 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Projektligjin për Sigurinë e përgjithshme të produkteve. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)
    
- Përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, raportojnë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me Raportin e Auditimit për të “Hyrat nga Qiraja e Agjencisë Kosovare të Privatizimit”. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00)
    
- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë mban tryezë diskutimi me temën: “Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës – progresi në zbatimin e tij”. (Hotel Sirius, ora 10:00)    

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare me pikat e pa përfunduar. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)
    
- Organizata paditëse GLPS dhe një qytetare e Republikës së Kosovës do të paraqesin Padi për konflikt administrativ për refuzimin e kompensimit për personin paraplegjik dhe tetraplegjik. (Pallati i Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Federata e Futbollit e Kosovës mbledh të gjitha klubet e Superligës së Kosovës në një ngjarje të veçantë, ku fituesit e fushatës së nisur javë më parë në rrjetet sociale do të shpërblehen me fanella të nënshkruara nga vet lojtarët e ekipeve të ndryshme. (Kati i parë në Albi Mall, ora 18:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) organizon hapjen e ekspozitës së përkohshme të veprës “Albumi familjar – Mes kujtimit dhe realitetit” (Family Album – Between Recollection and Reality) nga Alban Muja, e cila do të pasohet me një bisedë me artistin. (Vendi: Qendra e Dokumentimit, Biblioteka “Hivzi Sylejmani”, Dardani, ora 19:00)