30 Janar 2023

Cristiano Ronaldo rezulton pozitiv me Covid-19

Lisbonë, 13 tetor - Futbollisti më i famshëm në botë Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmi është konfirmuar nga federata portugeze e futbollit, me të cilën Ronaldo gjendet i grumbulluar për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Si pasojë e infektimit Ronaldo do të humbasë ndeshjen e së mërkurës që zhvillohet kundër Suedisë.

Sipas federatës portugeze Ronaldo është asiptomatik, ndërsa për momentin ndodhet i izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës.

Ronaldo e ka marrë me sportivitet infektimin me COVID-19, madje nuk ka nguruar të ndjekë nga ballkoni i hotelit, stërvitjen e Portugalisë, në prag të ndeshjes me Suedinë.

Portugezi nuk ka nguruar të konfirmojë me gisht se gjithçka ishte në rregull, teksa po fotografohej nga aparatët e shumtë të pranishëm në seancën stërvitore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 janar 2023

 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me përfaqësues të Komisionit Vlerësues Mjekësor për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

- Kuvendit Komunal të Rahovecit mban mbledhjen e parë për këtë vit. (Salla e KK-Rahovec, ora 10:00)
    
 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendin të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, C301, ora 11:00)
 
- Komuna e Vushtrrisë organizon ceremoninë e zbulimit të lapidarit të Dëshmorëve të Kombit, Sadri Maksuti e Sadik Malaj. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës. Ferit Idrizi. (Fshati Stanoc, magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, afër furrës “Evropa”, ora 13:00)
    
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, diskuton për Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Salla e Asembles Komunale në Pejë, ora 13:00)
    
- Fondacioni Friedrich Ebert në Prishtinë prezanton draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP). (Hotel Prishtina, ora 13:30)

- Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj organizon ceremoninë e shpalljes së “Sportistit të Vitit 2022”. (Teatri “Adriana” në Ferizaj, ora 17:00)