27 Prill 2024

City në bisedime për Silvan

Manchester, 11 qershor - Manchester City ka negociuar të mërkurën me Valencian për mesfushorin kreativ David Silva, njofton AS.

Drejtori Garry Cook thuhet të kishte qenë pjesë përbërëse e delegacionit që u takua me presidentin Manuel Llorente, për të biseduar një numër çështjesh, duke përfshirë të ardhmen e spanjollit Silva.

Zgjedhja e parë e Silvas është qëndrimi në Spanjë te Real Madridi, por miliardat e Cityt e kanë vënë klubin nga Eastlands përsëri në krye të garës për mesfushorin.

Silva ka thënë se nuk do të marrë një vendim për të ardhmen e tij para Botërorit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)