26 Shtator 2020

Çitaku e Orana takohen me Presidentin e ITTF

Shkup, 9 tetor - Në margjinat e turneut botëror “2019 ITTF Junior Circuit, N. Macedonia Junior & Cadet Open”, i cili po mbahet në Shkup të Maqedonisë Veriore, Kryetari Nehat Çitaku dhe anëtari i Bordit Kastriot Orana, janë takuar me presidentin e ITTF z. Thomas Weikert.

Kryetari Çitaku në emër të FPPK-se falenderoi Presidentin e Federatës Botërore të Pingpongut Thomas Weiker, për përkrahjen e vazhdueshme të ITTF karshi Kosovës, si dhe e njoftoi per zhvillimet e fundit të federatës si dhe bashkpunimin e mirë mes shteteve të rajonit.  Ndersa Presidenti Weikert e përgëzoi Kryetarin Çitaku dhe për arritjet e deritashme dhe u shpreh i lumtur që Kosova që nga pranimi në ITTF vazhdimisht ka promovuar sportin e Pingpongut.

Kurse Orana, në emër të Federatës e ftoi z.Weikert së bashku me stafin për zhvillim në ITTF, ta vizitojë Kosovën, me rastin e manifestimit të Ditës Botërore të Pingpongut, manifestim tradicional i FPPK-së i cila do të mbahet me 6 Prill 2020 në Prishtinë.

Në fund Kryetari Çitaku i dhuroi nje dhuratë modeste, një fanellë me të cilën Kosova kishte fituar medalën e parë ndërkombetare në pingpong.

Nikoqiri i turneut “2019 ITTF Junior Circuit, N. Macedonia Junior & Cadet Open”, z.Goran Tilovski u shpreh i lumtur me pjesemarrjen e 20 shteteve ne kete turne, duke pasur parasysh qe kjo eshte hera e pare qe po organizohet nje turne i tille ne kete Maqedonine Veriore.


Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shtator 2020

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër bankës "Pro Credit Bank". (Përballë rektoratit të UP-së, lagjia "Tre Sheshirat", ora 13:00)

- Platforma Bashkë-krijuese GërrGërr organizon ditën e dytë të programit, “Kuzhina Anasjelltas”. (Kino Bahçe, te Lumbardhi në Prizren, ora 18:00)

- Mbahet nata e dytë e edicionit të festivalit Lahuta, Okarina Polifionia. (Ambientet e Qendrës për zhvillimin e kultures tradicionale në Prishtinë, ora 18:30)