29 Mars 2024

“Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” arriti të sigurojë rreth 7000 Euro

Prishtinë, 11 qershor - Ngjarja vjetore “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët”, përfundoi me sukses për të pestin vit me radhë ku morën pjesë rreth 30 çiklistë në rrugëtimin 4-ditor përreth Kosovës në mbështetje të fondacionit “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.” Ngasja e biçikletave u bë rreth Kosovës, me një devijim të shkurtër për në Shqipëri, duke kaluar përmes disa prej qyteteve më të mëdha për 4 ditë. Distanca e përgjithshme ishte mbi 500 km me mbi 7000 metra ngjitje (rrugë tatëpjetë) duke filluar dhe përfunduar në Prishtinë.

Ky aktivitet këtë vit arriti të sigurojë  rreth 7000 Euro përmes kontributeve të kompanive dhe individëve, dhe përmes fushatës online në KosovaIdeas, si dhe lojërave që u zhvilluan me rastin e kthimit të ekipës në Miqt Pub në Prishtinë. Fondet e mbledhura do përdoren për të blerë një makinë analizatori të gazit - GEM 3000 për repartin e maternitetit të Gjakovës. Ky analizues është esencial në matjen e nivelit të O2 dhe CO2 tek ato foshnje që kanë vështirësi me frymëmarrje dhe është thelbësore në diagnostikimin e hershëm nëse foshnja duhet të dërgohet për trajtim të specializuar në kujdes të tretë (terciar).

Albion Hadri dhe Agim Bilalli, organizatorë dhe çiklistë, u shprehën të kënaqur me të gjithë mbarëvajtjen e aktivitetit si dhe me numrin e pjesëmarrësve në këtë udhëtim çiklistësh. “Jemi falënderues për të gjitha donacionet për këtë vit. Shpresojmë që ky aktivitet do të rritet në vitet e ardhshme,” u shpreh Hadri.

“Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” është një ngjarje bamirëse vjetore e çiklizmit përreth Kosovës për të ngritur fonde për fondacionin humanitar “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë.” Ngjarja u realizua me sukses në vitiet 2014, 2015, 2016 dhe 2017 dhe po rritet çdo vit. Kjo ngjarje nuk do ishte e mundur pa mbështetësit tanë të cilit ishin Eulex, Policia e Kosovës, Astes, Devolli Corporation, Shtëpiaku, Eco Clean, On Line Studio, Walker’s Food and Catering, European Autocare, Miqt Pub dhe Lulu’s Coffee and House.  Gjithashtu mbështetësit e tjerë te ngjarjës me shërbime të ndryshme ishin Cineplexx, Oliver Weber, Monroe Bar, Rudi’s Cake Factory, Ponte Vecchio, Siam Massage, Auto Service Zhushi, Shtëpiaku.

Kampanja elektronike është ende aktive përmes platformës KosovaIdeas ku mund të dhurohet çfarëdo shume për t’mbështetur edhe më tej qëllimin e çiklistëve, e çasshme përmes linkut: https://kosovaideas.com/campaign/detail/426


 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)