12 Prill 2021

Chelsea prezanton Thomas Tuchel në krye të pankinës

Londër, 27 janar - Thomas Tuchel ka marrë vendin e Franck Lampard në pankinën e Chelseat, teksa ka qenë vetë klubi londinez që ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me trajnerin gjerman.

Në komunikatën zyrtare të bluve të Londrës njoftohet se trajneri Tuchel ka nënshkruar një kontratë 18-mujore me klubin e Chelseat, me opsion për rinovim edhe për të tjera sezone, nëse gjërat do të shkojnë mirë.

Chelsea e nisi sezonin me ish mesfushorin legjendar Franck Lampard, i cili u shkarkua paraditen e të hënës, pasi nuk po arrinte rezultatet e pritura në kampionat, pavarësisht investimeve të shumta në merkaton e verës.

Nga ana tjetër Thomas Tuchel drejtoi për dy sezone e gjysmë klubin e Paris Saint Germain, me të cilin shkoi deri në finalet e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, por u shkarkua në dhjetorin e vitit të kaluar.b

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Prill 2021

- Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës hap Ekspozitën “Vullkani” i Republikës, për nder të 40 Vjetorit të demonstratave të Viti 1981, dhe Ekspozitën “70 Vjet Arkiv”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Myftiu Naim Tërnava do të japë mesazhin me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit. (Selia e Kryesisë së BIRK-ut, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media, në oborrin e Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi qendror. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Limani-Kazaz, do të bëjnë lansimin e projektit “View Point”. (Afërsi të fshatit Jabllanicë, ora 12:00)