28 Mars 2024

Chelsea i rinovon kontratën David Luizit deri në vitin 2021

Londër, 10 maj - Mbrojtësi brazilian David Luiz ka rinovuar kontratën me Chelsea deri në vitin 2021.

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi anglez. 32-vjeçarit i përfundonte kontrata e tij aktuale në përfundim të këtij sezoni.

David Luiz është një nga lojtarët kryesorë të Chelsea dhe këtë sezon ka luajtur 48 ndeshje në çdo kompeticion.

“Jam shumë i lumtur që më dhanë mundësinë që të qëndroja. E dashuroj këtë klub dhe kam ambicien e një lojtari të ri”, tha David Luiz në faqen zyrtare të Chelsea.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)