28 Mars 2024

Chelsea i bën ofertë

Londër, 11 mars - Sipas medieve angleze, Chelsea është gati që t’ia zgjatë kontratë Michael Ballackut, por gjermani duhet të pajtohet me uljen e pagës për 50%.

The Sun njofton se Blutë i kanë ofruar mesfushorit kontratë njëvjeçare, por me kusht që paga e tij të jetë shumë më e ulët se ajo e tanishmja.

Megjithatë, edhe pse Ballack dëshiron të vazhdojë qëndrimin në Old Trafford, ai dëshiron një kontratë të sigurt, së paku dyvjeçare, ashtu që të mund të luajë në Kampionatin Evropian 2012 me përfaqësuesen e Gjermanisë.

Pritet të shihet nëse dy palët do të merren vesh për vazhdimin e bashkëpunimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)