27 Prill 2024

Capello trajner i Anglisë deri në vitin 2012

Londër, 3 qershor - Federata Angleze e Futbollit, ka arritur që të nënshkruajë një amendament në kontratën e Fabio Capellos, duke garantuar qëndrimin e strategut italian deri pas Kampionatit Evropian, Euro 2012.

Ky amendament në kontratën e Capellos, e heqë klauzolën që lejonte italianin të largohej pas Botërorit të sivjetmë, duke shuar përfundimisht shpresat e Interit për transferimin e Capellos.

Interi kishte shprehur hapur interesimin për Fabio Capellon pas largimit të Jose Mourinhos në drejtim të Real Madridit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)