19 Prill 2024

Bundesliga, Bayern arrin Leverkusen në krye

Munchen, 8 shkurt - Kampionati gjerman i futbollit tashme ka dy skuadra kryesuese pasi, Bayern Munchen ka arritur rivalet e Bayer Leverkusen dhe tani ndodhen në të njëjtën kuote në vendin e parë më 45 pikë.

Bayern mori fitoren e tetë radhazi ne Bundeslige, pasi mposhti në transferte Wolfsburg 1-3.  Holandezi Robben i dha një avantazh të shpejtë bavarezëve duke shënuar në porten e vendasve që në minuten e dytë.

Por skuadra e Van Gaal shtoi diferencen kur mbrojtesi Van Buyten dyfishoi rezultatin me një gol me kokë dhe pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Në fraksionin e dytë francezi Ribery shënoi serish për Bayern-in 11 minuta pasi u fut në fushë.

Ndërkohë Leverkusen u ndal 1-1 në transferten ndaj Bochum ndërsa Schalke barazoi 0-0 me Freiburg-un.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)