16 Prill 2024

Botërori, Italia mbërrin në Afrikën e Jugut

Johanesburg, 10 qershor - Italia, kampionia e Botës në fuqi, ka mbërritur sot në Johanesburg të Afrikes së Jugut, me shpresen për të ruajtur trofeun e fituar në vitin 2006 në Gjermani.

Italianët janë shortuar në një grup të lehtë bashkë me Paraguain, Sllovakinë dhe Zealanden e Re, por kjo nuk ka penguar kritikat ndaj trajnerit Marcello Lippi, i cili ka grumbulluar në skuader thuajse të gjithë futbollistet që triumfuan në Botërorin e fundit, megjithëse mosha e tyre është me e madhe.

Mediat italiane kanë polemizuar zgjedhjet e teknikut kampion botë edhe për mosgrumbullimin e disa lojtarëve që shkëlqyen në sezonin e fundit të Serise A, mes tyre edhe Antonio Kasano. Problemeve të përfaqësuesës së Italisë i është shtuar edhe demtimi i organizatorit Andrea Pirlo, i cili mund te jetë i gatshëm vetëm për ndeshjen e tretë të grupit kunder Sllovakisë.

Po ashtu, Italia vjen në këtë botëror me shumë dyshime sa i parkete formes se skuadres, e cila ne dy miqesoret e fundit arriti vetem nje barazim 1-1 kunder Zvicres dhe u mund 2-1 nga Meksika.

Kampionet e botes në fuqi, deshtuan gjithashtu ne Kupen e Konfederatave vetëm njëe vit me parë duke u eliminuar qe në raundin e parë, pas humbjeve me Brazilin dhe Egjiptin. Italia do të luajë ndeshjen e parë të grupit F në Botërorin 2010 kundër Paraguait me 14 qershor Cape Town.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)