28 Mars 2024

Botërori, Brazili e nis me fitore

Johanesburg, 16 qershor - Përfaqësuesja e Brazilit ka shënuar fitore prej 2-1 përballë Koresë së Veriut, në takimin e dytë të \'grupit të vdekjes\'.

Brazilianët ishin dominues gjatë gjithë pjesës së parë, mirëpo pas 45 minutash nuk arritën të realizojnë përkundër presionit të vazhdueshëm.

Dhjetë minuta brenda fraksionit të dytë të lojës (55\'), Douglas Maicon kaloi Selecaon në epërsi me një supergol.

Një aksion i Robinhos dhe Elanos përfundoi me golin e dytë të Brazilit, që e realizoi sulmuesi i Galatasarayt (72\').

Verikoreanët arritën ta ngushtojnë diferencën në minutat e fundit të takimit, kur realizoi Yun Nam JI (89\'), mirëpo nuk arritën të bëjnë më shumë deri në mbyllje të takimit.

Me këtë fitore, Brazili pozicionohet në vendin e parë në Grupin G, me dy pikë më shumë se Bregu i Fildishtë dhe Portugalia, ndërsa Koreja e Veriut mban vendin e fundit pa asnjë pikë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)