20 Prill 2024

Botërori 2010, Obama pret kombëtaren amerikane

Washington, 29 maj - Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është takuar dhe ka marrë mbështetjen e presidentit, Barak Obama, në vigjilje të Botërorit Afrikë e Jugut 2010.

Presidenti Obama, i ka premtuar futbollistëve të përfaqësueses se do të ndjekë progresin e skuadrës, kur ata të luajnë në \"ngjarjen më të madhe të botës\" gjatë turneut të muajit të ardhshëm në Afrikën e Jugut.

\"Dua vetëm të them sa sa krenar ne jemi për skuadrën. Cdo kush do të thërrasë për ju dhe pavarësisht se ndonjëherë në Shetet e Bashkuara ne nuk e mbajmë mend, ky turne do të jetë ngjarja më e madhe e botës dhe ju aty për të na përfaqësuar të gjithë ne\", deklaroi presidenti Obama.

Lista finale me 23 emrat e futbollistëve që do të marrin pjesë në Botëror, është zyrtarizuar nga tekniku, Bob Bradley, pas humbjes 4-2 ndaj Republikës Ceke.

Presidenti Obama e ka pritur përfaqësuesen e Amerikës në Shtëpinë e Bardhë bashkë me zv/Presidentin Biden dhe ish-Presidentin, Bill Clinton, që është gjithashtu edhe presidenti i nderit i komitetit që synon organizimin e Kupës së Botës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përfaqësuesja amerikane do të luajë kundër Anglisë, Sllovenisë dhe Algjerisë në grupin C të Kupës së Botës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)