20 Prill 2024

Botërori 2010, Brazili forcon mbrojtjen

Rio de Zhenerio, 27 maj - Pesë herë kampionët e botës, skuadra që gjithnjë ka patur pikën e fortë sulmin, duket se këtë herë duhet të shohë me shpresë edhe në prapavijën solide.

Mbrojtësit brazilianë kanë shfaqur bindjen e tyre në skuadrën përfaqësuese të zgjedhur nga tekniku Carlos Dunga, pavarësisht se ato janë kundërshtuar në Brazil, mbi të gjitha për mungesën e fantazistit të Milan, Ronaldinjo.

\"Kam besim të plotë tek, Lucio dhe Luisao, që po ndihmojnë edhe mua gjatë sesioneve stërvitore. Jam i sigurtë se mbrojtja e Brazilit do të jetë më e mira e Kupës së Botës\", vlerësoi Tiago Silva.

E në fakt, Dunga është kritikuar pikërisht për faktin se ka marrë 7 mesfushorë difensivë duke e kthyer Brazilin në një skuadër të bazuar në lojën fizike.

Sidoqoftë, në 4 vitet e drejtimit të Dungës –Brazili ka qenë efektiv, me triumfin në Kupën e Amerikës, Kupën e Konfederatave dhe vendin e parë në eleminatoret e 2010.

\"Kam besim në talentin tonë, por sigurisht kur fiton kompeticione të rëndësishme, kur mund kundërshtarë të fortë, merr më tepër besim” u shpreh Juan.

Brazili do të niset të mërkurën drejt Afrikës së Jugut, me bazë në Johanesburg, ku do të ndeshet në Grupin G me Korenë e Veriut, Bregun e Fildishtë dhe Portugalinë, por më parë do të ndalojnë në Brasilia, ku lojtarët do të takohen me presidentin Luiz Inacio Lula da Silva.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)