19 Prill 2024

Botërori 2010, 30 milionë dollarë për kampionët

Johanesburg, 11 qershor - Aktiviteti që do të nisë sot në Afrikën e Jugut do të jetë Botërori më i pasur i të gjitha kohërave. Ky është një tjetër konfirmim se futbolli nuk e ndjen aspak krizën financiare.

Në fakt, FIFA ka vendosur që t’i shpërndajë skuadrave pjesëmarrëse 420 milionë dollarë (afro 351 milionë euro), për 32 skuadrat pjesëmarrëse në Botërorin 2010. Shifra e përcaktuar për këtë edicion parashikon 120 milionë dollarë më tepër sesa në Kupën e Botës 2006 të zhvilluar në Gjermani (shpërblimi ishte 300 milionë dollarë) dhe 221 më shumë në krahasim me Botërorin 2002 të zhvilluar në Japoni dhe Korenë e Jugut (199 milionë dollarë).

Natyrisht që fitimin më të madh do ta ketë skuadra kampione: përfaqësuesja që do të ngrejë trofeun, do të marrë 30 milionë dollarë. Shpërblimi për ekipin, i cili do të humbasë në finale dhe rrjedhimisht do të klasifikohet në vendin e dytë është 24 milionë dollarë.

Katër ekipet gjysmëfinaliste të turneut do të ndajnë shifrën prej 20 milionë dollarësh amerikanë, ndërsa tetë skuadrat, të cilat do të luajnë në çerekfinale 18. Nëntë milionë dollarë do të shpërndahen ndërmjet 16 përfaqësueseve që do të kualifikohen në fazën e 1/8-ve, ndërkohë që për fazën e parë, atë të grupeve, skuadrat do të përfitojnë nga 8 milionë dollarë.

Sipas parashikimeve, pjesa më e madhe e “tortës” pritet të ndahet ndërmjet skuadrave të mëdha, që cilësohen si favorite për fitimin e trofeut prestigjioz. Megjithatë, “big”-ët pritet të kenë përfitime të konsiderueshme edhe në rast se rezultatet e tyre në fushën e lojës do të jenë zhgënjyese. Për shembull: Italia, kampione e botës në fuqi, mund të marrë më tepër se 90 milionë euro, nëse arrin të mbrojë titullin.

Në anën tjetër, nëse dështojnë në Afrikën e Jugut dhe nuk kalojnë fazën e grupeve, përfitimi i “axurrëve” do të jetë 65 milionë euro. Të ardhurat e tjera lidhen me të drejtën televizive, sponsorin teknik të secilës skuadër, sponsorët e tjerë dhe përqindjen nga shitja e biletave në ndeshjet e Kupës së Botës 2010.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)