25 Prill 2024

Boks, Klitschko ruan titullin kampion

Gelsenkirchen, 31 maj - Vitali Klitschko ka ruajtur titullin kampion bote në peshat e rënda, për versionin VBC, pas triumfit kundër sfidantit britanik, Albert Sosnovski, në arenën e Gelsenkirchen në Gjermani.

Ukrainasi është shpallur fitues me KO teknik në raundin e 10 të ndeshjes. "Sigurisht më i forti fitoi. Jam shumë i këanqur që u tregova unë më i forti," u shpreh Klitschko, që megjithatë mbrojti aftësitë e luftimit të kundërshtarit, me faktin se atij i duhet më shumë eksperiencë.

"Përpara ndeshjes thashe se shumë njerëz do të thonë se Sosnovski nuk është një emër i madh. Por në këtë ndeshje ai tregoi cilësi luftimi. Nuk është e lehtë të fitosh kundër tij. Ai donte të fitonte, por nuk kishte eksperiencën e mjaftueshme", përfundoi Klitchko. 38-vjecari ukrainas e dominoi ndeshjen përpara 60.000 spektatorëve në stadiumin e Schalke 04. "Ky rezultat erdhi për shkak të fazës së shkurtër të përgatitjeve që bëra me trajnerin tim të ri. Por kjo është një ekeperiencë e madhe, të cilën do ta përdor dhe do të rikthehem sërisht të luftoj për titull,"  u shpreh Sosnovski.

Ky është suksesi i 40 në 42 ndeshje për Klitschko, që tani mund të kthejë vëmendjen tek britaniku, David Haye, kampion i versionit VBA, me të cilën kërkon të ndeshet gjithashtu edhe i vëllai, Vladimir Klitchko, kampion në versionet VBO, IBF dhe IBO.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)