16 Prill 2024

Blater: Botërori Afrika e Jugut 2010, sukses i vërtetë

Nion, 27 prill - Presidenti i FIFA-s Sep Blater është shprehur i sigurtë së Botëroi i futbollit Afrika e Jugut 2010 do të jetë një sukses i vërtetë. Kur mbeten edhe 45 ditë nga nisja e topit të parë të kompeticionit me të madh të futbollit, numri një i qeverisë botërore të tij ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet në lidhje me organizimin.

“Që nga dita e parë kur u zgjodha president i FIFA-s në vitin \'98, objektivi im më i madh ishte të organizoja Boteroin në Afrikë. U desh kohe, por ne fund u be drejtesi dhe jam i bindur se ky Boteror do te jete një sukses i vërtetë”, është shprehur Blater.

Presidenti i FIFA-s ka folur edhe për temen me të nxehtë që i perket sigurisë në Afriken e Jugut. Sipas Blater gjithcka do të shkojë sipas patrashikimeve dhe askush nuk duhet të këtë frikë, pasi organizatoret kanë marrë të gjitha masat.

“Nuk kemi asnjë dyshim mbi sigurine gjatë turneut. Mbi 11 milionë turistë vizitojnë cdo vit Afriken e Jugut. Nuk kuptoj pse duhet te jetë ndryshe gjatë Botërorit”, ka nënvizuar Blater gjatë një takimi me gazetarët në selinë e FIFA-s, e cila ndodhet në Nion të Zvicrës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)