28 Mars 2024

Berlusconi: United duhet të ketë frikë nga Milani

Milano, 10 mars - Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, thotë se Milani mund ta mposhtë Manchester United nëse luan ashtu siç i ngjan një gjiganti italian.

Milani do fillojë ndeshjen në Old Traffort me rezultat negativ, pas disfatës 3-2 në ndeshjen e parë të zhvilluar në San Siro, por rosonerët janë optimistë.

“Nuk do t’ju jap përqindje, vetëm do të them se Milani mund të shkojë më tej nëse beson. Dhe Milan beson në vete pasi ata nuk kanë frikë nga asnjë ekip në botë, as nga Manchester United.

Të tjerët duhet të kenë frikë nga ne”, ka thënë Berlusconi.

“Ne duhet të luajmë një ndeshje që i shkon për shtati Milanit të madh, të luajmë me përkushtim dhe në nivel deri në sekondën e fundit të ndeshjes”, ka shtuar më tej kryeministri italian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)