25 Prill 2024

Benitez: Torres nuk është në shitje

Londër, 24 prill - Menaxheri i Liverpoolit, Rafa Benitez, i ka hedhur poshtë spekulimet se ai do t’ia shesë Manchester Cityt sulmuesin e tij kryesor, Fernando Torres.

Është spekuluar se Manchester City ka gati 60 milionë funte për të transferuar spanjollin, pohime të cilat Benitez i quan absurde.

“Ne kemi thënë në mënyrë të përsëritur se Fernando Torres nuk është në shitje dhe ai ka edhe tre vite në kontratën e tij. Kështu që, si mund ta transferojnë ata një lojtar, që nuk dëshiron të largohet? ”.

“A do të shpenzoj unë? Natyrisht. Më duhet një sulmues i klasit botëror, por me respekt për pronarët nuk dua të hedh para. Nëse kemi nevojë për një sulmues të mirë, ne do të shpenzojmë”, ka thënë Benitez.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)