20 Shtator 2020

Benitez te Juventusi më 10 maj

Liverpool, 4 maj - Duket se Juventusi ka vendosur të nënshkruajë me Rafael Benitezin e Liverpoolit dhe se marrëveshja përfundimtare do të arrihet më 10 maj.

La Stampa shkruan se presidenti i Juves, Jean-Claude Blanc, do të paraqitet para bordit të Juventusit më 10 maj së paku me një marrëveshje verbale me Benitezin dhe me një transferim të sigurt të drejtorit të Sampdorias, Beppe Marotta.

Nëse ndodh që angazhimi i Benitezit të dështojë, atëherë presidenti i ri, Andrea Agnelli do të duhet t’ia nisë punës nga fillimi për një trajner të ri.

Benitez aktualisht ka kontratë të vlefshme 6 milionë euro me Liverpoolin, ndërsa te Juve do të përfitonte 4 milionë euro në sezon, si edhe bonuset luksoze që do të jenë në dispozicion të spanjollit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2020

- Forumi Ballkanik në emër të Platformës së Shoqërisë Civile për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut mban konferencë për shtyp në të cilën publikon raportin hulumtues, që është një vështrim mbi progresin e bërë nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor drejt zbatimit të zotimeve të tyre që nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Londër (2018) dhe Poznań (2019), të zhvilluara në kuadër të Procesit të Berlinit të nisur në vitin 2014. (Zyret e Forumit Ballkanik Rr. Tirana, C4/2 LAM B-N2 11-1, banesat e bardha të Prime Group, afër Euro Printy, ora 13:00)
 
- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 14:00)