20 Shtator 2020

Benitez qëndron te Liverpool, vetëm nëse investohet

Liverpool, 5 maj - Sipas agjentit të Rafa Benitezit, spanjolli dëshiron qëndrimin te Liverpooli, por vetëm nëse atij i garantohen investime për lojtarë të rinj.

Agjenti i Benitez, Manuel Garcia Quilon, ka konfirmuar se klienti i tij do të ulet dhe do të bisedojë me drejtuesit e klubit rreth kushteve të tij për qëndrim të mëtutjeshëm, sidomos për investimet, pa të cilat Benitez do t’i përshëndeste zyrtarët e The Reds.

“Benitez do të takohet me kryetarin e klubit Martin Broughton në fundjavë, dhe nga ajo çfarë mund të them unë, ai dëshiron të qëndrojë te Liverpooli”.

“Benitez duhet të di se cilat janë planet për të ardhmen. Sidomos për investimin në lojtarë. Kjo do të jetë e rëndësishme”, deklaroi Quilon për Goal.com.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2020

- Forumi Ballkanik në emër të Platformës së Shoqërisë Civile për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut mban konferencë për shtyp në të cilën publikon raportin hulumtues, që është një vështrim mbi progresin e bërë nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor drejt zbatimit të zotimeve të tyre që nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Londër (2018) dhe Poznań (2019), të zhvilluara në kuadër të Procesit të Berlinit të nisur në vitin 2014. (Zyret e Forumit Ballkanik Rr. Tirana, C4/2 LAM B-N2 11-1, banesat e bardha të Prime Group, afër Euro Printy, ora 13:00)
 
- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 14:00)