01 Qershor 2020

Basketbollistët do ta kenë përkrahjen institucionale në garat ndërkombëtare

Prishtinë, 27 korrik - “Anëtarësimi në FIBA i Federatës së Basketbollit të Kosovës, u ka mundësuar të rinjve tanë, të marrin pjesë në më shumë se 18 gara ndërkombëtare duke shënuar rezultate të mira dhe tani të bëhen edhe nikoqir i një organizimi ndërkombëtar. Ky është sukses i madh për Kosovën dhe është arritur falë talentit dhe përkushtimit të basketbollistëve”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim një delegacion të Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA), të kryesuar nga drejtori ekzektuiv, Kamil Novak dhe Arben Fetahu, Kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Kryeministri Haradinaj me këtë rast ka njoftuar z. Novak për përkushtimin dhe investimet e Qeverisë së Kosovës në përmirësimin e infrastrukturës sportive në Kosovë, në mënyrë që të rinjtë dhe sportistët të kenë mundësinë e ushtrimit të aktiviteteve të tyre sportive.

“Ne kemi arritur që pas 19 vitesh prolongim e humbje, Pallatin e Rinisë t’ia kthejmë Prishtinës, qytetarit të saj, sportistëve dhe artistëve. Sportistët tanë, veçmas basketbollistët, tani e kanë në dispozicion këtë hapësirë, e cila falë statutit të ri të zgjidhur, do të mund të marrë investime të nevojshme, që të krijojë kushte edhe më të mira për zhvillimin e sportit ”, ka shtuar Kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj ka falënderuar përfaqësuesit e FIBA-s dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës për organizimin e Kampionatit Evropian FIBA U18 në Kosovë, duke thënë se ngjarjet sportive si këto janë të rëndësishme jo vetëm për basketbollin, por për sportin në përgjithësi.

 Anëtarësimi i Kosovës në FIBA, sipas kryeministrit Haradinaj i ka krijuar mundësi basketbollistëve tanë që të garojnë dhe të jenë pjesë e drejtpërdrejtë në konkurrencën e grupmoshave të ndryshme.

Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i FIBA-s, Kamil Novak, tha se qëllimi i vizitës është për të parë nga afër organizimin e FIBA-s U18 Kampionatit Evropian, Divizioni C, që është duke u zhvilluar në Prishtinë dhe për të konfirmuar mbështetjen e FIBA-s për Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Qershor 2020

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve 1 qershorit, kompania ndërtimore “Qami Construction” do të dhurojë gjak në Qendrën e Transfuzionit të gjakut dhe bën shpërndarjen e dhuratave për fëmijët të cilat janë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë. (Qendra e Transfuzionit të gjakut në QKUK, ora 9:00)

- Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, KOMF organizon konferencën për media për publikimin e Raportit të Monitorimit “Komuna Ime, e Drejta Ime Sociale”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve. (Kampusi Universitar të Universitetit të Prishitnë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit – AKP për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e dorëzimit të pajisjeve mjekësore dhe mjeteve mbrojtëse kundër COVID-19, për Klinikën Infektive në QKUK, pajisje këto të financuara nga fondet e mbledhura gjatë kampanjës tonë Një kafe si flutur. (Barnatorja Qëndrore, QKUK, ora 11:00)
 
- Instituti për Zhvillimin e Politikave Sociale (IZHPS), me financimin nga FES, publikon hulumtimin “Qasja në mësimin online dhe kushtet e jetesës për familjet përfituese të Skemës së Asstencës Sociale gjatë Covid-19. (Hotel Sirius, ora 11:45)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime prezanton hulumtimit “A po ndryshon koncepti i atësisë në Kosovë?”. (https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdlUfSJPvTqynWzbxg2lXiq2Csq7vFeKnBg_kVgfvyHCkfpkQ/viewform,  ora  16:00)