28 Mars 2024

Bashkatdhetarët ndërtojnë fushën e futbollit në fshatin Prelez i Muhaxherëve

Ferizaj, 29 dhjetor - Me iniciativen e bashkatdhetarëve të fshatit sot do të përurohet fusha e futbollit në fshatin Prelez i Muhaxherëve nga komuna e Ferizajt.

Projekti i ndërtimit të fushës që ka vlerën mbi 20 mijë euro, është investim kryesisht nga bashkatdhetarët që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, të mirgruar nga fshati Prelez dhe i mbështetur nga Komuna e Ferizajt.

Fusha e futbollit në fshatin Prelez, është i vetmi projekt i inicuar nga banorët në Komunën e Ferizajt duke përfshirë 45 fshatra dhe rrethinë dhe do të shërbej për 10 mijë banorë të kësaj ane.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)