29 Mars 2024

Barsa dhe Messi të nominuar për “Oskarin” sportiv

Barcelonë, 12 shkurt - Sezoni i shkëlqyer i Barcelonës në vitin 2009, ka renditur këtë skuadër midis kandidatëve për kategorinë prestigjioze “Lauratët”, në kategorinë “Ekipi më i mirë i vitit”.


Ky çmim ndahet që nga viti 2000. Barcelona për të fituar këtë çmim do të duhet të fitoj konkurrencën e ekipit të Formula 1, “Brown GP”, ekipin kombëtar të femrave të Gjermanisë në futboll (pesë herë rresht kampion i Evropës), ekipin e basketbollit në NBA, LA Lakers, Nju Jork Yankiys në bejsboll dhe ekipin kombëtar të Afrikës së Jugut në ragbi.
 
Edhe futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi i cili gjatë vitit që lamë pas u shpall si futbollisti më i mirë në botë, është ndër të nominuarit në kategorinë “sportist i vitit”. 


Në garë për këtë çmim do jenë edhe Kenenisa Bekele (atletikë) Husain Bolt (atletikë), Albert Kontador (çiklizëm), Roxher Federer (tenis) dhe Valentino Rossi (Moto GP). Ceremonia e dhënies së çmimeve do të mbahet me 10 mars në Abu Dabi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)