20 Korrik 2019

Barcelona ofron 110 milionë euro për Saul Niguez

Barcelonë, 23 shkurt - Klubi i futbollit katalanas, Barcelona kërkon që të përforcohet me mesfushorin e Atletico Madrid, Saul Niguez.

Klubi katalanas, pasi ka blerë para disa javësh holandezin De Jong për 86 milionë euro nga Ajax, kërkon ta plotësojë mesfushën me spanjollin që ka shkëlqyer vitet e fundit me bardhekuqtë e Simeones.

Barça është gati që t’i ofrojë klubit madrilen 110 milionë euro. Nëse shifra do të pranohet, Saul do të bëhet futbollisti spanjoll më i shtrenjtë në histori.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 korrik 2019

- Në kuadër të aktiviteteve "Ditët e Diasporës 2019"  Komuna e Deçanit në bashkëpunim më Grupi Lokal i Veprimit “Gjeravica“, organizojnë aktivitetin tradicional “Dita e Qethjes së Deleve, 2019‘’. (Bjeshkët e Strellcit , të ‘’Stanët e Shalës‘’, ora 10:00)

- Lëvizja mban konferencë për media në të cilën flasin Kryetari Albin Kurti dhe nënkryetari Besnik Bislimi. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se edicionit te parë të Prishtina Gastronomy Festival. (Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 12:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes zyrtare të pikës kufitare Restelicë-Strezomir. (Pika kufitare Restelicë - Strezomir, ora 12:00)

- Behët zbulimi i pllakës së përkujtimit të Betimit të Brigadës 131 dhe promovimi i dokumentarit të historikut të Brigadës 131 të UÇK-së. (Fshati Baran, ora 18:00)