29 Mars 2024

Barcelona nënshkruan me Martin Braithwaite

Barcelonë, 20 shkurt - Klubi i futbollit spanjoll Barcelona të enjten mori në radhët e saj sulmuesin danez Martin Braithwaite pas marrjes të një leje të veçantë për të zëvendësuar sulmuesin e tyre të dëmtuar francez Ousmane Dembele.

"FC Barcelona ka paguar klauzolën e blerjes së lojtarit Martin Braithwaite dhe për këtë arsye ai nuk është më i lidhur me kontratë me klubin Deportivo Leganés. Kostoja e klauzolës është 18 milion euro (19.4 milion dollarë)", bëri të ditur klubi faqen e tij të internetit.

"Lojtari do të nënshkruajë një kontratë me Klubin për pjesën tjetër të sezonit dhe katër sezone të tjera deri më 30 qershor 2024 me klauzolën e blerjes të vendosur në 300 milion euro", thuhet në deklaratë.

Braithwaite më parë ka luajtur për klubin danez Esbjerg, klubet franceze Toulouse dhe Bordeaux, dhe klubin anglez Middlesbrough. Sezonin e kaluar, ai kaloi te klubi spanjoll Leganes.

Edhe pse merkatoja e transfereve dimrore ishte mbyllur për klubet spanjolle më 31 janar, Barcelona mori një leje të veçant nga La Liga Spanjolle për nënshkrimin urgjent të kontratës për të tejkaluar problemet e dëmtimit serioz që pësoi sulmuesi i tyre.

La Liga lejon klubet në situata të jashtëzakonshme të bëjnë nënshkrime nëse një lojtar mbetet jashtë për shkak të dëmtimeve për të paktën pesë muaj.

Javën e kaluar, Barcelona njoftoi se Dembele do të jetë jashtë për afro gjashtë muaj për operacionin e kofshës.

Braithwaite do të jetë lojtari i pestë i përfaqësueses daneze që do të luajë për Barcelonën.

Para tij për Barcelonën kanë luajtur Allan Simonsen, Michael Laudrup, Thomas Christianen dhe Ronnie Ekelund.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)