14 Gusht 2020

Barcelona me buxhet prej 1 miliard e 47 milionë euro

Barcelonë, 8 tetor - Partnerët e Barcelonës kanë aprovuar buxhetin më të madh në historinë e tyre për sezonin 2019/20.

Skuadra katalanase do të ketë 1 miliard e 47 milionë Euro për sezonin aktual duke parakaluar shifrat e sezonit të kaluar, një kapërcim që sipas aksionerëve përfaqëson një gur themeli në futbollin më popullor të planetit, si askush më parë.

Skuadra katalanase parashikon që të ardhurat do të rriten me të paktën 6%,kjo falë politikave të ndjekura nga klubi pavarësisht ndryshimit të hierarkisë drejtuese, e që e kanë bërë Barcelonën një nga skuadrat më të lakmuara të globit.

Oscar Grau, CEO i klubit blaugrana, shpjegoi se 1,047 milion euro si projeksion i tyre është më i larti që ata kanë pasur, me fitimet e vlerësuara në 213 milionë euro.

Grau gjithashtu theksoi se ata kanë arritur një ulje të pagës prej 18 milionë euro, e cila paraqet një rënie prej tre% dhe ruan bilancin financiar të kërkuar nga FIFA. Me 532 vota pro dhe 90 kundër, llogaritë 2018/19 u aprovuan dhe ato treguan të ardhura prej 990 milionë euro, që përfaqësojnë një rritje prej 8 % në sezonin e kaluar.

Si për ironi të fatit, Barcelona ka përmirësuar ndjeshëm financat sezonin e kaluar, pas shitjes së sulmuesit brazilian Nejmar, i njëjti futbollist që katalanasit provuan ta blejnë deri në ditën e fundit të merkatos së verës, e me gjasë do ta provojnë edhe verën e ardhshme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 Gusht 2020

 - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin me amendamente në Projektligjin nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me Covid-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)  
    
- Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës ku në rend dite është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës: shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike etj. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)   

- Organizata ETEA dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani” bëjnë publikimin e raportit hulumtues “Efekti i të lexuarit në mirëqenien psikologjike dhe inteligjencën emocionale të fëmijëve të Kosovës”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, ora 10:00)    

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, viziton komunën e Pejës ku do të pritet nga kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri. (Ndërtesa e Komunës, Pejë, ora 10:00)    

- Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me zhongluesin e mirënjohur nga Vitia, Agim Agushin, do të mbajnë konferencë për media. (Objekti i Komunës, Mitrovicë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ‘ka diçka me thanë’. (Zyra e kryetarit te Gjilanit, ora 12:00)

 

- Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së do t'i bëjë dorëzimin e kërkesës për ndryshimin e ligjit për dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale me seli në Hagë. (Kuvendi i Kosovës, ora 15:00)