24 Janar 2020

Barcelona mbyll sezonin me 77 milionë euro të ardhura nga shitja e 4 lojtarëve

Barcelonë, 2 korrik - Barcelona e mbylli javën e fundit të sezonit 2018/2019 me 77.4 milionë, Euro të ardhura nga shitja e 4 lojtarëve, Cillessen, Andre Gomes, Denis Suarez dhe Marc Carmona, të cilëve u shtohet edhe emri i Marc Cucurellës, kartoni i të cilit u ble përfundimisht nga Alaves, për 2 milionë Euro.

Kjo shifër i bashkohet asaj që u sigurua nga shitjet e lojtarëve, në 1 korrik të 2018, që kap shifrën 144.4 milionë Euro. Në total, bilanci financiar i Barcelonës pasurohet me të ardhura prej 221 milionë Euro, nga shitjet e futbollistëve, një shifër kjo që përbën një rekord.

Për një kohë të gjatë, drejtuesit e Barcelonës u kritikuan për paaftësi, për të shitur lojtarë, rasti i Neymar nuk konsiderohet si shitje duke qenë se Paris Saint Germaini pagoi klauzolën e kontratës së tij, prej 222 milionë Euro.

Largimet e këtij viti konsiderohen si një sukses për skuadrën katalanase, pasi ata që lanë ekipin ishin lojtarë që nuk bënin pjesë në planet e trajnerit, apo atë që e kërkuan largimin siç ishte rasti i Cillessen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 janar 2020

- Shefja e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga BE, Viola von Cramon-Taubadel organizon konferencë për media lidhur me prezantimin e Raportit Final dhe Rekomandimeve te zgjedhjeve te parakohshme legjislative në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Akademia e Kosovës për Siguri Publike organizon konferencën e 7-të ndërkombëtare “Sfidat e Mobilitetit të Transportit dhe Siguria Publike”. (Qendra Mësimore “Steve Bennett” në AKSP, Vushtrri, ora 10:00) 

- Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike Tempulli në bashkëpunim me Fakultetin e Sigurisë Publike dhe Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, organizojnë Konferencën e 7-të Ndërkombëtare "Sfidat e mobilitetit në transport dhe siguria publike". (Akademia e Kosovës për siguri publike në Vushtrri, ora 10:00)

- Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit në Byronë e Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit Jorgan K. Andrews vizton Akademinë e Kosovës për Siguri Publike  ku do të pritet nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi si dhe menagjmenti i lartë. (Objekti i Akademisë në Vushtrri, ora 10:45)

- Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencën e radhës me gazetarë. (Zyret e Degës në Prizren, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri do të mbahet manifestimi sportiv i shpalljes së “Sportistit të vitit 2019”. (Restaurant “Villa Lux” në Mitrovicë, ora 17:00)