16 Nëntor 2019

Barcelona, ekipi më i vlerësuar financiarisht

Madrid, 3 shkurt - Një studim gjerman mbi vlerën e tregut të futbollistëve të skuadrave europiane, nxjerr Barcelonën si ekipin më të vlerësuar financiarisht. Në total, 21 lojtarët e Guardiolës kapin shumën 514 milion euro.

Pas Barçës, renditen Reali i Madridit, Çelsi, Mançester Junajtid, Interi, Liverpuli, Arsenali, Juventusi, Milani dhe Bajerni i Mynihut. PremierLiga është kampionati me vlerën më të madhe, me 3.2 miliardë euro e ndjekur nga Liga Spanjolle e Seria A italiane.

Mesi vlerësohet me 70 milion euro. Pas tij, vijnë me rradhë Kristiano Ronaldo, Çavi, Iniesta dhe Kaka’.

Sipas studimit nga faqja gjermane “transfermarket.de”, klubi katalanas është më i kuotuari në tregun europian. Premier Liga, kampionati më i pasur. Që Barça është ekipi më i mirë i planetit, këtë nuk e vë njeri në dyshim. Jo vetëm kaq: sipas një studimi mbi vlerën në merkato të futbollistëve në kampionatet europiane, rezulton që vlera e përgjithshme e 21 lojtarëve që stërviten nga Guardiola arrin në 514 milion euro.

Më pas renditet Reali i Madridit me 473 milion euro, Çelsi436, Mançester Junajtid 374, Interi 360, Liverpuli 321, Arsenali 304, Juventusi 266, Milani 251 dhe Bajerni i Mynihut 239.

Leo Mesi vlerësohet 80 milion euro, ndërkohë që blerja më e shtrenjtë e të gjitha kohërave, Kristiano Ronaldo, vlerësohet me 75 milion euro. Ksavi çmohet me 65 milionë, një më shumë se Kaka. Çesk Fabregas vlerësohet me 55 milionë, dy më tepër se Uejn Runi. Më pas vijnë Zherrard e Torres me 50, ashtu si Frenk Riberi. Lampard dhe Ibrahimoviç kuotohen me 45 milionë, edhe pse ky i fundit u ble nga Barcelona për 69 milion euro. Samuel Eto, lojtari më i shtrenjtë i Interit, vlen 40 milionë, ndërkohë që zikaltrit kanë paguar vetëm 15.

Në bazë të këtyre kritereve, Premier Liga është kampionati me vlerën më të lartë me 3.2 miliard euro, i ndjekur nga La Liga me 2.6 miliard, Seria A 2.4, Bundesliga 1.6 dhe Liga 1 franceze 1.5 miliard.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 nëntor 2019

- Me rastin e shënimit të Ditës së Avokatisë nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit në mes të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Filarmonia e Kosovës mban konferencë për medie në lidhje me koncertin e radhës artistik. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë, 14:30)
 
- Me rastin e ndeshjes Kosovë - Angli, trajneri i përfaqësueses së Kosovës Bernard Challandes mban konferencë për media. (Hotel Emerald, ora 16:15) 

- Zhvillohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ora 17:00) 

- Kombëtarja e Anglisë do të mbërrijë në Kosovë. (Aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 18:30)

- Mbahet konferenca e Klubit futbollistik te Anglisë. (Hotel Emerald, ora 19:30)