05 Gusht 2020

Barcelona dhe Juventusi shkëmbejnë mesfushorët Arthur Melo dhe Miralem Pjaniç

Barcelonë, 30 qershor - Barcelona dhe Juventusi kanë rënë dakord për një marrëveshje shkëmbimi lidhur me mesfushorët Arthur Melo dhe Miralem Pjaniç.

Melo do të kalojë te "Zonja e vjetër" në fund të sezonit me një marrëveshje me vlerë 80 milionë dollarë, por do të luajë për "Barcelonën" në ndeshjet e Ligës së Kampioneve të UEFA-s.

Ai do të nënshkruajë një kontratë me kampionët e Italisë deri në vitin 2025.

30-vjeçari Pjaniç do t'i bashkohet "Barçës" sipas një marrëveshjeje katërvjeçare me vlerë 67 milionë dollarë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Gusht 2020 - Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Tek Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme Agim  Veliu, Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi dhe Ministri i Bujqësisë Besian Mustafa vizitojnë komunën e Istogut. (Zyra e Kryetarit të Istogut, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, ora 12:00)

- Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi mes drejtorëve të organizatave ETEA dhe The Library Project Kosovo dhe drejtorëve të Drejtorive Komunale të Arsimit te Prishtinës, Gjilanit dhe Obiliqit. (Hapësirat Qendrës për Edukim dhe Kulturë "Libart", objekti i bibliotekës "Hivzi Sulejmani" në lagjen "Dardania", ora 14:00)