26 Prill 2024

Balotelli mund të largohet

Torino, 1 maj - Agjenti i Mario Balotelli, ka thënë se sulmuesi i Interit mund të largohet nga klubi nëse gjërat nuk përmirësohen.

“Nëse situata nuk do të përmirësohet, unë mund t’u garantoj se Balotelli nuk do të jetë më lojtar i Interit. Balotelli është duke pritur që të luajë deri në fund të sezonit dhe shpreson të luajë mirë në finalen e Ligës së Kampionëve. Dëshira e Balotellit është që të luajë në paqe dhe të ketë kënaqësi deri në fund të sezonit sepse ai ka pasur disa momente të këqija me stres”.

“Mario nuk ka problem me tifozët apo ekipin, por është e qartë se situata mes tij dhe klubit nuk është zgjidhur ende. Ai nuk ka luajtur edhe aq, por ka treguar talentin e tij. Ai mund të bëhet lojtari më i mirë në botë”, deklaroi Mino Raiola për Il Corriere dello Sport.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)