20 Prill 2024

Balloteli jashtë edhe për duelin me Chelsea

Milano, 16 mars - Sulmuesi i Interit, Mario Baloteli, thuajse sigurtë do të humbë ndeshjen kthyese të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve përballë  Chelsea-it.

Talenti 19-të vjeçar mungoi në ndeshjen me Katanian (1:3) në Seria A, për shkak të problemeve në gjurin e këmbës së djathtë. Mëngjesin e sotëm ai u largua nga sanca stërvitore që në fillimin e saj.

Ky fakt len për të kuptuar se, sulmuesi i ri i Interit m esiguri nuk do të udhëtojë për në Londër, për takimin me  Chelsea-in.

Megjithatë lajmi nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Interi, por skuadra do duhet sonte të mbrijë në Londër, kur edhe do të mësohet nëse Baloteli do të jetë pjesë e ekipit.

Sipas disa thashethemeve Baloteli është në konflikt me trajnerin Hose Murinjo dhe kjo mund të jetë gjithashtu një arsye për të lënë atë jashtë skuadrës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)