28 Mars 2024

Bale drejt largimit nga Real Madridi

Madrid, 26 shkurt - Trajneri Santiago Solari provoi të shuante që në nisje, polemikat e lindura pas fitores së Realit të Madridit në fushën e Levantes, që më shumë se rezultati, bëri bujë për situatën rreth Gareth Bale.

Futbollisti uellsian nuk festoi për golin e shënuar, madje refuzoi edhe të shtrëngonte duart e shokëve të ekipit. Te skuadra galaktike askush nuk mund ta fshehë më një tjetër problem madhor në dhomat e zhveshjes, që mund të cënojë objektivat sezonalë.

Gareth Bale nuk e ka nisur asnjëherë si titullar në 3 ndeshet e fundit në La Liga. Në vend të “mister 100 milionëshit” janë preferuar Lukas Vasquez, Asensio dhe Vinicius.

Një futbollist që asnjëherë nuk ka bërë të shpërthejë afeksioni me tifozët e Realit, ai tani mund të shohë nga pankina edhe dy El Classicot në Kupën e Mbretit dhe në La Liga, e madje dhe në Champions ndaj Real.

Pavarësisht se vesh të njëjtën fanellë që prej verës së vitit 2013, uellsiani asnjëherë nuk ka gjetur gjuhën me tifozët dhe ekipin. Pak ditë më parë Marcelo tallej me Gareth Bale se nuk bënte dot bashkë 3 fjalë spanjisht, ndërsa portieri Courtois e cilësonte të izoluar, një lojtar që fle gjumë në orën 23:00.

Bale e sheh veten të tradhtuar në privat dhe në publik, ndërsa çmimi i tij ka rënë ndjeshëm. Ndoshta do të mjaftojë një trofe i fundit në kampin e “Los Blancos”, për ta bindur që të provojë një tjetër fanellë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)