26 Prill 2024

Arsenali të bëjë ofertë për Reinan

Londër, 26 prill - Arsenali thuhet se do të shfrytëzojë problemet financiare të Liverpoolit gjatë verës, për të transferuar portierin spanjoll Pepe Reina.

Siç shkruan Sunday Express, portieri Reina do të ishte zëvendësim ideal për Manuel Almunian dhe Lukasz Fabianksin të cilët kanë dështuar këtë sezon.

Reina është shndërruar në njërin prej portierëve më të mirë në botë, që prej kohës kur erdhi te Liverpooli në vitin 2005. 27- vjeçari kohë më parë nënshkroi një kontratë afatgjate me The Reds, por Liga e Kampionëve mund të ndikojë që ai të lëkundet për t’u transferuar në Emirates.

Reina nuk është emri i vetëm i lakuar për portën e Arsenalit. Rene Adler i Bayer Leverkusenit dhe Hugo Lloris i Lyonit janë gjithashtu kandidatë serioz të Wengerit, që medoemos duhet të transferojë një portier kualitativ në radhët e veta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)