16 Prill 2024

Arsenali, ikën Vengeri vjen Guardiola

Londër, 29 mars - Mediat britanike raportojnë se trajneri aktual i Barcelonës, Pep Guardiola, mund të jetë zëvendësuesi ideali i Arsen Vengerit, kur ky i fundit të lërë stolin e “Topçinjve” vitin tjetër.

Arsen Venger do të lërë drejtimin e londinezëve në fund të sezonit të ardhshëm, kur i përfundon kontrata. Sipas të përditshmes “Daily Mail”, pasardhësi i teknikut francez është Pep Guardiola.

Drejtuesi i stolit katalanas tërhiqet nga ideja e të punuarit në kampionatin anglez dhe së fundi thuhet se bisedimet joformale mes palëve kanë filluar.

Gjithashtu, gazeta citon një burim nga Arsenali, sipas të cilit drejtuesit e klubit nga Londra veriore prej kohësh e pëlqejnë teknikun aktual të Barcelonës.

“Emri i Guardiolës është përmendur vazhdimisht sa herë është diskutuar për trajnerin e ri. Drejtuesit e pëlqejnë mënyrën se si Barcelona luan nën drejtimin e tij dhe mënyrën se si ai drejton grupin e lojtarëve”, raporton “Daily Mail”, duke cituar burimin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)