18 Nëntor 2019

Ardian Gjini mashtroj gjakovarët për stadiumin e ri të qytetit

Gjakovë, 22 tetor - Alternativa në Gjakovë me shqetësim të thelllë ka përcjellur në vazhdimësi situatën e krijuar në KF Vëllaznimi në Gjakovë, pas ardhjes në qeverisje të Aleancës dhe partnerëve tjerë të koalicionit në Gjakovë.

Premtimet për klubin dhe futbollin në Gjakovë që I  trumbetonte para mediave kryetari Ardian Gjini, së pari me prezantimin pompoz të kryetarit të klubit Agim Cana, pastaj projektin e stadiumit të ri, fushën sintetike në Shkugëz dhe formimin e akademisë së futbollit për talentet e rinjë, morën fund menjëherë pas zgjedhjeve të 6 tetorit, kur edhe kryetari i Komunës së Gjakovës filloj publikisht të jap intervista vajtuese kinse për mashtrimet e bashkëpuntorëve të tij të deri djeshëm.

Alternativa dënon ridestinimin e buxhetit për renovimin  e stadiumit të Vëllaznimit dhe fushave të tenisit në Gjakovë, për ndërtimin e bazenit në Leposaviq, kërkesë kjo e  ish ministrit Kujtim Gashi, por gjithashtu dënon edhe mashtrimet e vazhdueshme të kryetarit Ardian Gjini që ju bëri KF Vëllaznimit, tifozëve dhe gjithë qytetarëve të Komunës së Gjakovës në momentin që renovimin e stadiumit e promovoi si ndërtim të stadiumit të ri.

Si pasoj e këtyre mashtrimeve KF Vëllaznimi është para shuarjes, me një situate tejet të renduar që nuk mbahet mend t’i ketë ndodhur  që nga themelimi i klubit.

Alternativa kërkon llogaridhënje për gjithë situatën si dhe transparencë të plotë te shpenzimi i subvencioneve të ndara nga Komuna e Gjakovës me vendim të Kuvendit Komunal, për vitet e qeverisjes Gjini, pasi që lirisht mund të dyshohet se të njejtat janë shpenzuar në mënyrën jo të mirëfillët duke u bazuar në vet situatën që ndodhet klubi sot.

Andaj duke u nisur nga të gjitha faktet e cituara më lartë, ftojmë publikisht kryetarin Ardian Gjini që të përgjigjet në pyetjet dhe dilemat që tifozët, sportdashësit dhe qytetarët me të drejtë i ngrisin pas situatës së fundit të klubit të zemrës së gjakovarëve Vëllaznimi.

Si u menaxhua klubi dhe pse dha dorëheqje ish kryetari Agim Cana?

Pse kryetari u thirr në projektin e stadiumit të ri, kurse memorandumin që e ka nënshkruar me minsitrin Kujtim Gashi ishte memorandum me buxhet vetëm për renovimin e stadiumit aktual?

Cfare roli luajti AAK-ja, qeverisja Haradinaj dhe zv ministrja e Kultures Burbuqe Bakija Deva, për parandalimin e ridestinimit të buxhetit të stadiumit dhe fushave të tenisit për bazenin në Leposaviq?

Cfarë ka ndodhur me akademin e futbollit dhe fushën sintetike të futbollit në Shkugës  gjithashtu të përuruar nga kryetari Ardian Gjini?

Si dhe cili është vizioni i qeverisjes lokale në Gjakovë për nxjerrjen nga kriza të klubit të Vëllaznimit?

Me këtë rast, ia rikujtojmë kryetarit Gjini se në fund të vitit 2013, KF Vëllaznimin e kishim gjetur pothuajse në gjendje të njejtë nga politizimi që ia kishte bërë klubit qeverisja e Aleancës gjatë viteve 2007-2013, por që  pavarësia politike në menaxhimin e klubit e ofruar nga qeverisja Kusari Lila, kishte ndikuar në stabilizimin e situatës financiare, transparencës së plotë të shpenzimit të mjeteve por edhe në përformancën më të mirë dhe rënditjes së KF Vëllaznimit në superligë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 nëntor 2019

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media në të cilën do të prezentojë hulumtimin rreth opinionit të bizneseve për marrëveshjen Kosovë-Serbi. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:00)

- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU! me përkrahjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës përmes Programit Matra organizon tryezë në të cilën do të publikohet raporti me titull Qasja në Drejtësi. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Qendra e Inovacionit të Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizojnë ceremoninë e hapjes së Javës Globale të Ndërmarrësisë 2019 në Kosovë. (Menza "Ramiz Sadiku" në Prishtinë, ora 10:00)

- Grupi Tematik për të Drejtat e Fëmijëve në Shëndetësi në kuadër të Koalicionit te OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve organizon konferencën për media në te cilën do të prezantojë një dokumet me të dhëna dhe rekomandime për mbrojtjen e ambientit në Kosovë. (Qendra e Resurseve për OSHC, Forumi për Iniciativa Qytetare në Lagjen Pejton, ora 10:00) 

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të organizojë tryezë me titull “Pandëshkueshmëria e korrupsionit”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon prezantimin e studimit per Çështjen e Kompleksit të Trepçës dhe Çështjen e Reparacioneve për Krimet e Luftës të kryera në Kosovë në Kontekstin e ‘Finales së Madhe’ eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me PPSE Swisscontact dhe SHB Sharri përuron shtegun turistik të ri Via Ferrata "Panorama". (Gryka e Lumbardhit, 4.5 km nga qendra e qytetit, ora 11:00 - transporti i organizuar nga Komuna e Prizrenit, nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)

- Në kuadër të aktivitet kulturor kushtuar "Ditet e Alfabetit", promovohet botimi 'Levizja Protestante te shqiptaret 1818-1908" te autorit prof. dr. David Hosaflook. (Biblioteka Kombetare "Pjeter Bogdani", ora 10:30)

- Muzeu Kombëtar i Kosovës hap ekspozitën “Bienalen e Akuarelit Edicioni i 2-të” e cila sjellë vepra arti të artisëve nga 70 vende të botës me rreth 380 piktura. (Muzeu Kombëtar, ora 19:00)