18 Prill 2024

Anketa, spanjollët nuk e duan Mournho-n

Madrid, 31 maj - Sipas anketës së bërë nga e përditshmja sportive spanjolle „Marca“, pjesa më e madhe e fansave të skuadrës së Real Madrid, janë kundër angazhimit të Zhose  Murinjo.

Trajneri portugez është shumë pranë skuadrës „mbretërore“, ndërsa prezantimi i tij zyrtar pritet të bëhet të hënën. 

Megjithatë vendimi i drejtuesve të Realit, që ish trajneri i Portos dhe Çelzit  të ulet në pankinën e tyre nuk është pëlqyer edhe nga fansat e tyre.

Më shumë se 67 për qind e lexuesve të Marca, nuk pajtohen me vendimin që Murinjo të drejtojë këtë skuadër dhe janë të mendimit se paga e portugezit është shumë  e madhe.

Fansave të Real Madrid, nuk iu pëlqe loja shumë defanzive të cilën e preferon Murinjo, ndërsa është shumë mirë e njohur se pikërisht me një lojë të tillë, ky me Interin, fitoi edhe Ligën e Kampionëve.

Luzitani është lënë i lirë nga zikaltërit pasi presidenti i Real Madrid, Florentino Perez ka pranuar të paguajë klauzolën e largimit të “Special One” nga skuadra milaneze.

10 milione euro Reali do t’i paguajë në dorë, 3 Interi ia ka borxh për blerjen e Sneijder, ndërsa 3 të tjera do të jepen në rastin më të parë të transferimeve të mundshme të lojtarëve mes dy skuadrave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)