23 Prill 2024

Anglia, shansi i fundit për kualifikim

Johanesburg, 22 qershor - Kombetarja e Anglise ka zhvilluar seancen e fundit stervitore, duke u përballur me interesimin e madh të mediave.

Pas deklaratave të fundit të ish-kapitenit Xhon Terri, se futbollistët angleze mendojnë vetëm për veten ne fushen e lojes.

Këto fjalë kanë shtuar aludimet për një krizë të mundeshme mes futbollisteve dhe trajnerit Fabio Kapelo.

Por të gjithë këto zera janë hedhur poshtë nga Frank lampard, i cili ka bërë të ditur se skuadra është në krah te teknikut italian, qe zhvilloi një mbledhje me lojtaret e tij.

\"Mendoj se na është kushtuar shume vem,endje ditet e fundit. Sigurisht, askush nuk është i kënaqur me rezultate që kemi arritur deri tani, por e gjithë skuadra është e bashkuar dhe mbeshtet vendimet e trajnerit. Raporti ynë është i njejtë dhe asgje nuk ka ndryshuar. Nuk ka asnjë krize, apo dicka te tille ne skuader”, ka bërë të ditur Lampard.

Anglia do të luajë ndeshjen e fundit ne grupit C ne Port Elisabet kunder Sllovenisë dhe ka mundesine e fundit per te siguruar kualifikimin per ne raundin tjeter te Boterorit 2010. Lampard nuk ka asnjë dyshim se skuadra e tij do të fitojë këtë sfide.

“Te gjithe e dime se cfare duhet te bnejme. Eshte nje ndeshje shume e rendesishme dhe duhet te fitojme me cdo kusht. Une jam i bindur, por keshtu si une jane edhe lojtaret e tjere”, ka përfunduar mesfushori i Chelsea. Ne dy ndeshjet e para, Anglia ka regjistruar 2 barazime, 1-1 kunder Shtetecve te Bashkuara te Amerikes dhe 0-0 ndaj Algjerise.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)