28 Mars 2024

Ancelotti zyrtarisht menaxher i ri i Evertonit

Londër, 22 dhjetor - Eksperti italian i futbollit Carlo Ancelotti është bërë zyrtarisht menaxheri i ri i klubit anglez Everton me të cilin ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Një nga trejnerët më të mirë të futbollit, sipas kontratës së nënshkruar, do të drejtojë klubin anglez deri në fund të sezonit 2023/24.

"Ky është një klub i shkëlqyeshëm me një histori të pasur dhe tifozë shumë pasionantë. Është i qartë vizioni i pronarëve dhe menaxhmentit për të arritur sukses dhe këto trofe", tha Ancelotti në faqen zyrtare të klubit.

Ancelotti do të pasojë Marco Silva-n, i cili u shkarkua më 6 dhjetor pas 18 muajsh në stol.

Më 10 dhjetor, italiani u shkarkua nga Napoli pas një ndeshjeje të Ligës së Kampionëve ku arriti të kualifikohet në të tetën e finales.

Në Premier Ligën angleze ai më herët drejtoi Chelsea-n nga viti 2009 deri më 2011, duke fituar kampionatin në vend, Kupën FA dhe Community Shield.

Ai gjithashtu është fitues i trefishtë i Ligës së Kampionëve dhe ka fituar kampionate kombëtare në Francë, Itali dhe Gjermani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)