28 Mars 2024

Alves: Maradona urren Messin

Barcelonë, 27 mars - Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, ka bërë pohime të jashtëzakonshme në mbrojtje të bashkëlojtarit të tij Lionel Messi duke thënë se Diego Maradona e urren Messin për shkak se atij i rrezikohet statusi i legjendës argjentinase.

Të enjten Maradona tha se padyshim që Messi do të luajë për Argjentinën në Kampionatin Botëror, por se nuk do të mund të bëhej futbollisti më i mirë në histori pa e fituar atë. Maradona shtoi se ai nuk mund t’i sjellë lojtarët e Barcelonës në mënyrë që Messi të ketë sukses.

“Kur keni bërë dhe fituar gjithçka në futboll dhe kur shihni se dikush mund t’iu zëvendësoj, atëherë natyrisht se do të nervozoheni. Messi luan për ekip, jo për vete siç bëri Maradona”, është shprehur Alves.

I pyetur më pas se cilat janë gjasat që Barcelona të përsërisë suksesin e vitit të kaluar, braziliani u përgjigj: “Është një vit i veçantë sepse finalja është në Bernabeu dhe unë dua të jem atje. Ishte zhgënjyese mosparaqitja në finale ndaj Manchester Unitedit, por ajo më jep kurajë për të luajtur në finalen e këtij viti”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)